Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktiviteti parandalues i QRÇK Veri

Aktiviteti parandalues i QRÇK Veri

Nëpunësit policorë të QRÇK Veri dhe nëpunësit policorë të SP për KK Tabanoc në pikën kufitare Tabanovc, dje (14.05.), së bashku me vullnetarët e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq të Kumanovës u përfshinë në zbatimin e një pjese të programit të këtij viti - Kryqi i Kuq në Veprim - Promovimi i Vlerave Njerëzore. Me këtë rast, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë në trafik dhe edukimin e të rinjve për ofrimin e ndihmës së parë, dje në pikën kufitare u zhvillua një aktivitet edukativ parandalues. Përveç kësaj, nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë dhe duke shpërndarë fletëpalosje edukative me përmbajtje informuese, pasagjerët që hynin në vend u informuan për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, duke bërë thirrje për drejtimin e duhur dhe të sigurt të automjeteve.

Accessibility Menu