Sot (09.05.2025) nëpunës policorë të Njësisë për parandalim pranë SPB Shkup zhvilluan një aktivitet parandalues "Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj" në zonën e stacionit policor Bit Pazar.
Nëpunësit policorë, në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, i këshilluan ata që të mos linin sende me vlerë në automjetet e parkuara, me qëllim parandalimin e mundësisë së vjedhjeve të rënda nga mjetet motorike të pasagjerëve.
Qytetarët u informuan gjithashtu rreth metodave të parandalimit në bashkëpunim të ngushtë me policinë, si dhe u shpërndanë materiale edukative me përmbajtje informuese.