Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Me rastin e 7 Majit SPB Manastir hapi dyert për ta vizituar qytetarët

Me rastin e 7 Majit SPB Manastir hapi dyert për ta vizituar qytetarët

SPB Manastir dhe këtë vit, tradicionalisht, së bashku me qytetarët shënoi Ditën e Policisë së Maqedonisë - 7 Majin. Me këtë rast, sot, nëpunësit policorë nga SPB Manastir vendosën lule të freskëta para përmendores së të rënëve në SPB Manastir dhe pranë përmendores "Engjëlli" para Orës së qytetit.

Gjithashtu, dyert e SPB Manastir, Njësitë e Punëve të Brendshme dhe Stacionet Policore ishin të hapura për të gjithë qytetarët për vizitë, e veçanërisht për më të vegjlit - fëmijët nga kopshtet dhe shkollat, si nga Manastiri ashtu edhe nga komunat e tjera. Duke shfaqur pajisjet dhe automjetet, fëmijët më të vegjël u njoftuan edhe me rolin e "xhaxhi" policit.

Accessibility Menu