Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në zonën e SPB Shtip për siguri më të madhe në komunikacion dhe festime të sigurta të maturës

Aktivitete parandaluese në zonën e SPB Shtip për siguri më të madhe në komunikacion dhe festime të sigurta të maturës

Sot (08.05.), nëpunës policorë nga Stacioni Policor Shtip dhe Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Shtip pranë SPB Shtip mbajtën një punëtori edukative kushtuar fushatës aktuale "Nata e sigurt e maturës" me nxënës të vitit të katërt në shkollën e mesme komunale - gjimnazi "Sllavço Stojmenski".

Përmes prezantimeve dhe komunikimit të drejtpërdrejtë, maturantët u njoftuan me rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme gjatë festimeve të maturës, si dhe u vunë në dukje të gjitha rreziqet e mundshme që lidhen me shpërdorimet e alkoolit dhe drogës, si dhe pjesëmarrjen në komunikacion nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikoaktive. Nxënësve iu dhanë materiale informuese të prodhuara nga KRSKRR-ja.
Edhe në Probishtip, sot, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Probishtip në SHMK "Naum Naumovski Borçe" mbajtën një ligjëratë identike edukative për nxënësit e vitit të katërt në kuadër të fushatës "Festime të sigurta të maturës" me fokus të veçantë tematik me moton - "Në mbrëmjen e maturës pa automobil".

Në fakt, leksionet edukative ishin të përqendruara në fushën e komunikacionit, por edhe në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike. Qëllimi kryesor ishte të ndikohej në ngritjen e nivelit të kulturës së komunikacionit tek të rinjtë si pjesëmarrës në trafik, si dhe të ndikohej në ndërtimin e sjelljes shembullore, veçanërisht gjatë periudhës së festimeve, me qëllim sigurinë më të madhe, si për nxënësit ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe respektimin konsekuent të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë Publike.

Përndryshe, në Berovë, nëpunësit policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Tregut të Qytetit në qytet zhvilluan një aktivitet parandalues me temë: "Pensionistë, merrni pjesë me përgjegjësi në komunikacion". Si pjesë e aktivitetit, grupi i synuar i të cilit ishin qytetarët e moshuar, pra këmbësorët në pension, u shpërndanë një sërë këshillash dhe thirrjesh për pjesëmarrje të kujdesshme në komunikacion, si dhe u shpërndanë fletëpalosje edukative të hartuara në bashkëpunim me KRSKRR-në.

Në Koçan, sot u zbatua edhe një aktivitet parandalues në fushën e sigurisë në komunikacion, ku nëpunësit policorë nga Njësisë Policore për Siguri në komunikacionin Rrugor Koçan u takuan me shoferët në zonën qendrore të qytetit me moton "Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit". Përveç kësaj, në komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e mjeteve motorike, ata u informuan se përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor. U dha porosia se si shoferë duhet të përmbahemi nga përdorimi i telefonit celular sepse çdo thirrje mund të presë, ndërsa çdo pakujdesi gjatë dërgimit të mesazheve ose gjatë bisedës në celular mund të shkaktojë aksident komunikacioni.

Accessibility Menu