Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në Berovë dhe Dellçevë

Aktivitete parandaluese në Berovë dhe Dellçevë

Sot (06.05.), nëpunësit policorë të NJPB Berovë realizuan aktivitete edukative në kuadër të fushatës parandaluese - "Mbrëmja e sigurt e maturës". Në zonën qendrore të qytetit të Berovës, nëpunësit policorë së bashku me përfaqësuesit e maturantëve gjimnazistë, me qëllim që të ngritjes të vetëdijes tek maturantët, vunë në dukje të gjitha aspektet e sigurisë për mbajtjen e festimeve të qeta dhe të përgjegjshme të maturës, përkatësisht të gjitha rreziqet e mundshme që lidhen me shpërdorimin e alkoolit dhe drogës, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Njëherësh, nxënësve iu dhanë edhe materiale informuese të shtypura të përpiluara në bashkëpunim me KRSKRR-në. Kjo fushatë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një atmosfere të sigurt dhe pozitive për të rinjtë gjatë njërit prej momenteve më të rëndësishme në jetën e tyre - mbrëmjes së maturës!
 Gjithashtu, sot, nëpunësit policorë nga NJPB Dellçevë zhvilluan një aktivitet parandalues, por këtë herë në fushën e sigurisë në trafik, dhe me moton "Të gjithë jemi këmbësorë". Aktiviteti, i cili përveçse ishte parandalues, kishte edhe karakter edukativ, u zhvillua në zonën qendrore të qytetit të Dellçevës. Pjesëmarrësve në trafik, shoferëve dhe këmbësorëve, iu bënë apele dhe rekomandime që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut në interes të sigurisë personale, por edhe të sigurisë së përgjithshme në trafik. Si pjesë e këtij aktiviteti, u shpërndanë edhe fletëpalosje edukative të prodhuara në bashkëpunim me KRSKRR-në.

Accessibility Menu