Sot (07.05.) nëpunësit policorë nga Stacioni Policor i Sveti Nikollës dhe Njësia Policore për Siguri në Trafikun Rrugor të Sveti Nikollës, në bashkëpunim me KRSKRR-në, mbajtën një ligjëratë edukative për nxënësit e vitit të katërt në Shkollën e Mesme "Koço Racin" në Sveti Nikollë me temat "Mbrëmje të hareshme dhe të sigurta mature" dhe "Në mbrëmjen e maturës pa automobil".
Ligjëratat edukative u përqendruan në fushën e trafikut, por edhe në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa maturantët u njoftuan me rregullat dhe dispozitat e trafikut, para së gjithash nga aspekti i kufizimeve ligjore për shoferët fillestarë, pastaj mbi nevojën për t'i respektuar ato gjatë dhe pas mbajtjes së festimeve të maturës. Qëllimi kryesor ishte të ndikohej në ngritjen e nivelit të kulturës së trafikut tek të rinjtë si pjesëmarrës në trafik, si dhe të ndikohej në ndërtimin e sjelljes shembullore, veçanërisht gjatë periudhës së festimeve, me qëllim për siguri më të madhe, si për nxënësit ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe respektimin konsekuent të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Gjithashtu, sot, nëpunësit policorë nga NJPB Berovë mbajtën një aktivitet para objektit të Stacionit Policor të Berovës me titull "Dita e hapur me policinë", në të cilin morën pjesë si mysafirë fëmijët e kopshtit "23 Gushti" në Berovë. Fëmijëve iu prezantua puna e policisë dhe disa nga pajisjet, si dhe automjetet speciale që përdoren në operacionet e përditshme. Aktivitetet kishin karakter edukativ, por synonin edhe ndërtimin e besimit në lidhje me funksionimin e përditshëm të policisë.