Dje (30.05.) Njëpunës policorë nga NJP Makedonska Kamenica, në bashkëpunim me përfaqësues nga QMK, nga DMSH Dellçevë, nga NJTZ Makedonska Kamenicë, si dhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq, zhvilluan një ushtrim simulues për nxënësit dhe stafin mësimdhënës në një pjesë të Shkollës Fillore Komunale "Shën Kirili dhe Metodi" në fshatin Sasa - evakuimi i nxënësve dhe punonjësve të shkollës në rast përmbytjesh.
Përveç informacionit teorik bazë të ofruar në përballimin e llojeve të tilla të situatave krize, nxënësve iu prezantua e gjithë procedura për evakuim të sigurt dhe të shpejtë, dhënien e ndihmës së parë, përballimin e situatave të panikut dhe gjithçka që është e rëndësishme për tejkalimin me sukses të një situate krize përmes një ushtrimi praktik demonstrues.