Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në rajonin e SPB Shtip

Aktivitete parandaluese në rajonin e SPB Shtip

Dje (31.05.) nëpunës policorë të SPB Shtip, si dhe nëpunës policorë nga NJPB Probishtip, nga NJPB Dellçevë dhe nga NJPB Koçan në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale" në zonat nën juridiksionin e këtyre njësive organizative, kryen aktivitete parandaluese si pjesë e fushatës për parandalimin e zjarreve në pyje dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në kuadër të të gjitha këtyre aktiviteteve, në bisedat me qytetarët dhe popullatën lokale, nëpunësit policorë theksuan se bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet kompetente është i nevojshëm dhe raportimi i detyrueshëm i sjelljeve të pandërgjegjshme, siç janë hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve e të ngjashme, me qëllim që të sigurohet një reagim i shpejtë dhe në kohë nga institucionet.

Gjithashtu u theksua se në pritje të periudhës së verës dhe temperaturave të rritura, rreziku i shkaktimit të zjarreve për shkak të pakujdesisë është gjithashtu në rritje. Prandaj, u theksua nevoja për mbrojtje dhe zvogëlim të rrezikut nga zjarret në pyje dhe zjarret në hapësira të hapura, pranë qendrave për piknik dhe rekreacion, si dhe kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e kashtës me bar të thatë dhe mbeturinave në fusha. Përveç kësaj, qytetarët u informuan për dispozitat ligjore dhe sanksionet, veçanërisht në aspektin e rregullimit ligjor që mbulon veprën penale të zjarrvënies, përkatësisht "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm" të rregulluar në Kodin Penal të RMV-së sipas nenit 288, i cili parashikon dënim me burg prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte rritja e kulturës së sigurisë, por edhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Njëherit, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje informuese të përgatitura në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale".

Accessibility Menu