Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ushtrim simulues për evakuim të shpejtë dhe sjellje në situata krize, aktivitet parandalues i NJP Krushevë

Ushtrim simulues për evakuim të shpejtë dhe sjellje në situata krize, aktivitet parandalues i NJP Krushevë

Sot (02.06.2025) në shkollën e mesme komunale "Naum Naumovski Borçe" në Krushevë u zhvillua një ushtrim simulues për evakuimin e shpejtë dhe sjelljen në situatat e krizave, përkatësisht një simulim zjarri. Nëpunësit policorë të NJPB Krushevë pranë pranë SPB Manastir në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq të Krushevës, Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Krushevës, si dhe ekipin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Krushevës dhe nxënësit e shkollave të mesme zhvilluan një ushtrim simulues në temën: "Mënyra e sjelljes në situata krize". Ushtrimi u zhvillua me qëllim që nxënësit të njihen me metodat dhe protokollet e sjelljes në situata krize, përkatësisht metodat e evakuimit nga zjarri, kapërcimi i panikut dhe evakuimi i sigurt dhe i organizuar në situatën e supozuar.

Accessibility Menu