Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles

Aktivitete parandaluese të SPB Veles

Sot (05.06.2025) Seksioni i parandalimit, së bashku me nëpunësit policorë nga Stacioni i policor për sigurinë e komunikacionit rrugor Veles, realizuan aktivitete edukative - parandaluese për trafikun dedikuar vozitësve dhe këmbësorëve me moton "Vizit me përgjegjësi" dhe "Mos harro se të gjithë jemi këmbësorë – bëhu i përgjegjëshëm në trafik", me qëllim që të njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik me detyrimin dhe nevojën për të respektuar rregullat dhe dispozitat e trafikut.

Vozitësve iu tha se kanë për detyrë që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes, të përshtasin shpejtësinëe lëvizjes, të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurisë, të mos përdorin telefon celular dhe një sërë këshillash të tjera që duhet të ndihmojnë në ngritjen e nivelit të vetëdijes publike për të rritur sigurinë dhe promovuar kulturë në trafik. Gjithashtu, këmbësorëve si pjesëmarrës në trafik iu theksua detyrimi për të respektuar rregullat dhe dispozitat e trafikut, të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit të rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Në kuadër të aktivitetit, u shpërnda edhe material edukativ me këshilla për siguri më të madhe në trafik, i përgatitur nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Accessibility Menu