Sot (02.06.) nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim pranë SP për KP Kumanovë kryen aktivitete parandaluese në fushën e delikteve pronësore. Në zonën qendrore të qytetit të Kumanovës, nëpunësit policorë, në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, këshilluan dhe theksuan nevojën për kujdes dhe përgjegjësi, veçanërisht tani para sezonit të ardhshëm të pushimeve verore. Dhe me një qëllim të vetëm - mbrojtjen e të mirave materiale dhe pronës dhe parandalimin e rreziqeve të delikteve pronësore (vjedhje të rënda, vjedhje, grabitje etj.). Gjithashtu, nga nëpunësit policorë u theksua se është e dëshirueshme që mjetet teknike të mbrojtjes, siç janë mbikëqyrja me video ose sistemet e alarmit, të jenë në gjendje funksionale, si një mekanizëm tjetër në parandalimin e delikteve pronësore. Sigurisht, komunikimi dhe bashkëpunimi në kohë me policinë me qëllim parandalimin e këtij lloji të aktivitetit kriminal u theksua si më i rëndësishmi.