Seksioni për parandalimin pranë SPB Shkup sot (06.06.), në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale" dhe Policinë Pyjore në zonat e SP me KP KiseLla Voda, përkatësisht Qendrën Rekreative Kozjak (Grizzly Guardians), kreu një aktivitet parandalues si pjesë e fushatës për parandalimin e zjarreve në pyje dhe prerjes së paligjshme të druve.
Gjatë aktivitetit, në një bisedë me vizitorët, u theksua se nevojitet bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe raportim i detyrueshëm i sjelljeve të pandërgjegjshme, siç janë hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në ambiente të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve e të ngjashme, me qëllim që të sigurohet një reagim i shpejtë dhe në kohë nga institucionet.
Gjithashtu u theksua se në pritje të periudhës së verës dhe temperaturave në rritje, rreziku i shkaktimit të zjarreve për shkak të pakujdesisë është gjithashtu në rritje. Prandaj, u theksua nevoja për mbrojtje dhe uljen e rrezikut të zjarreve në pyje dhe zjarreve në ambiente të hapura. Përveç kësaj, vizitorët u informuan për dispozitat ligjore dhe sanksionet, dhe qëllimi i aktivitetit ishte rritja e kulturës së sigurisë, por edhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Njëkohësisht, vizitorëve iu shpërndanë fletëpalosje informative.