Më 07.06.2025 në zonën e fshatit Llukë, Rrethi i Kriva Pallankës, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri kryen një aktivitet parandalues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Gjatë kësaj, u diskutua me popullatën lokale dhe u dhanë këshilla me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet dhe pasojat që do të lindnin nga një zjarr i mundshëm në pyje. Gjatë aktivitetit, popullatës iu kërkua të mos ndez zjarre në ambiente të hapura, të mos hedhin bishta cigaresh, të mos djegin mbeturina, si dhe u informua për masat represive për shkaktimin e zjarreve.
Sot (08.06.2025), nëpunës policorë nga Stacioni policor për Mbikëqyrjen Kufitare Tanushec në zonën e fshatit Tanushec, rajoni i Shkupit, zhvilluan gjithashtu një fushatë parandaluese "Verë e Sigurt - Parandalimi i zjarrit në pyje". Sot, qytetarëve iu bë me dije gjithashtu se është veçanërisht e rëndësishme të sillen me ndërgjegje dhe përgjegjësi ndaj natyrës.
Gjatë të dy aktiviteteve parandaluese, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative.