Sot (09.06.2025) nëpunësit policorë të SP për SKRR Koçan për nxënësit e mësimit klasor të Shkollës Fillore "Kërste Petkov Misirkov" nga fshati Orizari, rajoni i Koçanit, mbajtën një ligjëratë edukative me një video prezantim në lidhje me sigurinë në komunikacion. Fëmijët u njohën me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit, të rëndësishme për sigurinë e tyre si këmbësorë ose si çiklistë me një sërë mësmiesh se si të sillen në komunikacion.
Nëpunësit policorë gjithashtu u prezantuan nxënësve me një prezantim praktik mbi rregullimin e komunikacionit. Gjithashtu, në lidhje me sigurinë në trafik, edhe nëpunësit policorë të SP për SKRR Berovë sot zhvilluan një aktivitet parandalues nën moton - "Parkoni me ndërgjegje, parkoni me përgjegjësi". Ndërkohë, në lokacionet në rrugën ,,Marshal Tito’’ në Berovë, nëpunësit policorë në komunikim të drejtpërdrejtë me shoferët treguan, ndër të tjera, se parkimi i paligjshëm është shkaku i një numri të madh aksidentesh në komunikacion në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Përveç kësaj, sot, nëpunësit policorë nga NJPB Probishtip në zonën e fshatit Kundino zhvilluan një aktivitet parandalues nën moton - "Prerja e paligjshme e druve është krim" dhe "Flakët e zjarrit janë të pandalshme". Nevoja për ndërgjegje dhe kujdes maksimal për fondin pyjor u diskutua me popullsinë lokale, veçanërisht pasi periudhat e ardhshme të verës kërkojnë vigjilencë edhe më të madhe për shkak të shfaqjes së zjarreve në pyje. Qytetarët u informuan për dispozitat ligjore në lidhje me prerjen e paligjshme të druve dhe u informuan për rreziqet e mundshme që mund të shkaktojnë zjarre. Gjatë aktivitetit parandalues, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative.