Sot (10.06.2025) nëpunësit policorë nga SP për SKRR Shtip në kopshtin "Vera Ciriviri Trena" në Shtip mbajtën një punëtori edukative me temë - "Siguria në komunikacion" me fëmijë të moshës parashkollore. Me këtë rast, fëmijët u njohën me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit përmes një ligjerate të përgatitur për ta, përkatësisht si të sillen kur janë pjesëmarrës në komunikacion, si këmbësorë, por veçanërisht kur ngasin biçikleta.
Përveç kësaj, ata u edukuan se sjellja e ndërgjegjshme në komunikacion, lëvizja e duhur në trotuare dhe njohja e rolit të kalimeve për këmbësorë dhe semaforëve janë më të rëndësishmet për sigurinë e tyre personale.