Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles

Aktivitete parandaluese të SPB Veles

Sot (12.06.2025) nga eksioni i parandalimit pranë SPB Veles dhe SP për SKRR Veles, në disa lokacione në Veles, u zhvillua një aktivitet parandalues - edukues trafiku nën moton "Mos harroni se të gjithë jemi këmbësorë, bëhuni të përgjegjshëm në komunikacion", në të cilin theksi kryesor u vu te këmbësorët. Ata, si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, po ashtu kanë për detyrë të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut. Si pjesë e aktivitetit, këmbësorëve iu bë me dije se duhet të kalojnë rrugën vetëm në një vendkalim të shënuar për këmbësorë, të mos përdorin kufje dhe telefona celularë, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në mbrëmje kur lëvizin në vende të pa ndriçuara dhe një sërë këshillash të tjera.

Duke respektuar rekomandimet, këmbësorët do të rrisin si sigurinë e tyre ashtu edhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Në aktivitetet parandaluese të sotme u përfshinë edhe shoferët, të cilët u informuan për nevojën dhe detyrimin për të respektuar rregullat e komunikacionit, faktorët kryesorë për sigurinë e kategorisë më të rrezikuar të pjesëmarrësve në komunikacion - këmbësorëve dhe veçanërisht të moshuarve, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Qëllimi i këtyre aktiviteteve parandaluese - edukative ishte të ndikonte në rritjen e nivelit të kulturës së trafikut, por edhe të forconte besimin dhe bashkëpunimin midis policisë dhe qytetarëve. Qytetarëve iu shpërndanë materiale edukative të shtypura me rekomandime për pjesëmarrje të sigurt në trafik dhe rritje të vigjilencës dhe kujdesit gjatë kalimit të rrugës nga këmbësorët, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, ndërsa përmes komunikimit të drejtpërdrejtë iu dhanë këshilla të dobishme.

Accessibility Menu