Dje (20.05.) në shkollën e mesme komunale "Car Samoill" në Resnjë u organizua një ushtrim simulues për evakuim të shpejtë dhe sjellje në situata krize, përkatësisht u krye një simulim zjarri, dhe në ushtrimin demonstrues morën pjesë nëpunësit policorë të NJPB Resnjë pranë SPB Manastir në bashkëpunim me Organizatën e Kryqit të Kuq të Komunës së Resnjës, Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Resnjës dhe ekipin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Resnjës. Ushtrimi i titulluar "Mënyra e të sjellurit në situata krize" u zhvillua me qëllim njohjen e nxënësve dhe qytetarëve të pranishëm me mënyrat dhe protokollet e sjelljes në situata krize, si dhe metodat e evakuimit nga zjarri, kapërcimit të panikut dhe evakuimit të sigurt dhe të organizuar në një situatë të supozuar.