Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir për trafik të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Manastir për trafik të sigurt

Sot (20.05) Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Manastir në bashkëpunim me KRSKRR-në zhvilloi aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë në komunikacion, të orientuara në përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë dhe në efektet e dëmshme të përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Nën moton "Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit" dhe "Vendosni rripin e sigurisë", aktiviteti edukativ u realizua në zonën qendrore të qytetit të Manastirit. Nëpunësit policorë u bënë thirrje qytetarëve që të zbatojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e trafikut, dhe njëherësh u shpërndanë fletëpalosje edukative të përpiluara me mbështetjen e KRSKRR-së.
Përndryshe, edhe nga ana e nëpunësve policorë nga NJPB Krushevë u realizua një aktivitet parandalues për sigurinë në trafik në zonën qendrore të Krushevës nën moton "Alkooli dhe timoni - kombinimi më i keq".

Accessibility Menu