Sot (21.05.) nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Veles mbajtën punëtori edukative për nxënës nga klasa e gjashtë deri në klasën e tetë në Shkollën Fillore "Panko Brashnarov" në Veles me temat "Dhuna në shkolla", "Sajberbullizmi", "Kujdes gjatë përdorimit të rrjeteve sociale", "Sfidat e TikTok-ut" dhe "Vandalizmi".
Nxënësit u njoftuan me format e ndryshme të ngacmimit dhe sjelljes së dhunshme, format dhe mënyrat e manifestimit të këtyre fenomeneve devijante, si dhe pasojat që mund të ndodhin në format e ndryshme të vandalizmit dhe dhunës nga bashkëmoshatarët. Nëpunësit policorë shpjeguan dhe theksuan mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e këtij lloji të sjelljes devijante tek të rinjtë. Në të njëjtën kohë, nxënësve iu vu në dukje nevoja e të paturit më shumë kujdes gjatë përdorimit të rrjeteve socialegjegjësisht të mos pranojnë sfidat e publikuara të cilat mund t’i dëmtojë ata. Qëllimi i leksioneve edukative është të ndajnë këshilla me nxënësit se si të jenë më të sigurt kur përdorin internetin, por edhe të rrisin ndërgjegjësimin për analizimin serioz të përmbajtjes që hasin dhe shmangien e plotë të sfidave të rrezikshme në platformën TikTok.