Nëpunësit policorë nga Sektori i parandalimit pranë SPB Strumicë në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor më 20.05.2025 zhvilluan aktivitete edukative dhe parandaluese në kuadër të fushatës "Të mbrojmë fëmijët në trafik", me nxënës nga klasa e parë deri në të pestën në shkollën fillore komunale "Goce Delçev" në fshatin Bosilovë të Strumicës.
Përmes leksioneve edukative dhe bashkëveprimit me nxënësit, fëmijëve iu tregua se si të lëvizin drejtë - si pjesëmarrës në trafik, gjegjësisht si këmbësorë, si vozitës të biçikletave ose trotinetëve, me qëllim rritjen e nivelit të njohurive dhe përgjegjësisë së tyre, gjë që do të kontribuonte në uljen e numrit të aksidenteve rrugore në të cilat lëndohen fëmijët. Aktiviteti u pasurua më tej me aksionin për të rinovuar sinjalistikën horizontale në kalimin ekzistues për këmbësorë përpara shkollës, i cili përcolli një mesazh të fortë për rëndësinë e lëvizjes së sigurt të fëmijëve në trafik.