Dje (22.05.) nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komuniakcionit Rrugor Tetovë mbajtën një ligjëratë edukative mbi sigurinë në trafik në çerdhen "Jeta" në fshatin Kamjan të Tetovës.
Në temën - "Kultura e trafikut dhe siguria në trafik", nëpunësit policorë u prezantuan fëmijëve të moshës parashkollore të gjitha faktet e rëndësishme të trafikut të nevojshme për sjelljen e tyre si pjesëmarrës në trafik, si këmbësorë dhe çiklistë. Qëllimi i ligjeratës ishte jo vetëm ofrimi i arsimit cilësor për fëmijët, por edhe zhvillimi i nivelit të përgjegjësisë personale dhe kulturës së trafikut tek popullata më e re e moshës parashkollore dhe përgatitja e tyre si nxënës të ardhshëm për të udhëtuar në mënyrë të sigurt si këmbësorë deri në shkollë dhe në shtëpitë e tyre.