Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të QR për ÇK Veri për komunikacion më të sigurt

Aktivitete parandaluese të QR për ÇK Veri për komunikacion më të sigurt

Dje (24.05.) në vendkalimet kufitare "Jazhincë" dhe "Bllacë e Poshtme", nëpunësit policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri, së bashku me nëpunës policorë nga Stacionet Policore për Pikat Kufitare Jazhincë dhe Bllacë e Poshtme, dhe në bashkëpunim me kolegët nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, zhvilluan një aktivitet parandalues në fushën e sigurisë në komunikacion - "Mos pini alkool kur ngisni makinën".

Si pjesë e aktivitetit që synonte rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë tek pjesëmarrësit në komunikacion, me qëllim rritjen e kujdesit gjatë drejtimit të automjeteve, drejtuesit e automjeteve u këshilluan të mos konsumojnë alkool gjatë drejtimit të automjeteve, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit është një nga shkaqet e aksidenteve të rënda rrugore. Gjithashtu, nëpunësit policorë zbatuan një aktivitet parandalues nën moton "Vozitni me përgjegjësi, vendosni rripin e sigurimit", me theks të veçantë në faktin se mospërdorimi i rripit të sigurimit është një nga arsyet e një numri të madh vdekjesh dhe lëndimesh të rënda në aksidentet rrugore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u shpërndanë fletëpalosje edukative me përmbajtje informuese, të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR-në.

Accessibility Menu