Sot (26.05.) nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit dhe nga Stacioni i policor për sigurinë e komunikacionit rrugor pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles, zhvilluan një aktivitet parandalues me moton "Mos lini sende me vlerë në makinën tuaj".
Qëllimi i aktivitetit është të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen nga deliktet pronësore, veçanërisht nga vjedhjet e rënda në automjetet, si dhe të rrisë kulturën e sigurisë në mesin e popullatës.
Përmes takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta, qytetarëve iu vu në dukje që t’i lënë automjetet e tyre në vende të sigurta, siç janë parkingjet dhe vendet e ndriçuara, dhe të mos lënë sende me vlerë: çanta dore, telefona, portofole e ngjash., në automjete, të cilat duhet t’i mbajnë gjithmonë të kyçura. Njëkohësisht, atyre iu tha se është e nevojshme të denoncojnë çdo rast të dyshimtë në stacionin policor. Në suaza të aktivitetit u shpërndanë materiale edukative.