Sot (23.05.), nëpunësit policorë të Seksionit të parandalimit pranë SPB Manastir në Manastir, në bashkëpunim me Shoqatën "Sumnal" nga Manastiri, mbajtën një punëtori parandaluese me temë - "Parandalimi i martesave të të miturve" si dhe - "Mbrojtja nga dhuna gjinore dhe dhuna në familje". Punëtoria, e cila u mbajt në hotelin Millenium në Manastir, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth martesave të hershme dhe martesave në moshë të mitur, veçanërisht tek popullata e re rome, rreth rreziqeve që vijnë nga hyrja e hershme në institucionin e martesës, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për edukim më të madh tek kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe tek bashkësitë etnike. Qëllimi i aktivitetit kishte gjithashtu si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth këtyre fenomeneve jashtëzakonisht devijante, njohjen e formave të dhunës gjinore dhe në familje, si dhe informimin e tyre rreth kompetencave të policisë dhe masave të ndërmarra për të mbrojtur viktimat e këtyre llojeve të krimeve. Përndryshe, dje, Seksioni i parandalimit pranë SPB Manastir dhe Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit në SPB Manastir realizuan edhe një aktivitet edukativ - "Siguria në Rrugë" për fëmijët e kopshtit "Kolibri" në Manastir. Përmes një ligjerate edukative, fëmijët parashkollorë mësuan rreth rëndësisë së profesionit të nëpunësit policor dhe rëndësisë së tij për sigurinë e qytetarëve. Si pjesë e këtij aktiviteti, fëmijëve iu prezantuan disa nga pajisjet dhe automjetet që nëpunësit policorë i përdorin për të kryer detyrat e tyre të përditshme, si dhe rregullat dhe dispozitat themelore të trafikut kur kalojnë vendkalimet për këmbësorë dhe udhëkryqet.