Nëpunësit policorë të NJPB Probishtip, nga SP për SKRR Dellçevë, si dhe nga SP Koçan, sot (19.05.) nën moton "Mos përdorni telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit" dhe "Vendosni rripin e sigurisë" realizuan aktivitete edukative dhe parandaluese në disa lokacione në Probishtip, Dellçevë dhe Koçan, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe kulturës së komunikacionit të pjesëmarrësve në komunikacion. Ndërkohë, shoferëve dhe pasagjerëve iu vu në dukje rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të trafikut, si dhe u shpërndanë fletëpalosje edukative me përmbajtje informuese të hartuara në bashkëpunim me KRSKRR-në. Gjithashtu, sot, nëpunësit policorë të SP me KP Berovë në zonën qendrore të Berovës realizuan një aktivitet parandalues nën moton "Siguroje shtëpinë tënde", gjegjësisht një aktivitet në fushën e mbrojtjes nga deliktet pronësore. Aktiviteti parandalues u realizua përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, dhe qëllimi kryesor i kësaj fushate kishte për qëllim uljen e numrit të deliketeve pronësore dhe komunikimi në kohë me shërbimet policore. Në kuadër të këtij aktiviteti, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje edukative dhe informuese.