Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për sjellje në situata krize dhe trafik të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për sjellje në situata krize dhe trafik të sigurt

Sot (20.05.) nëpunësit policorë SP me KP Berovë SHMK "Aco Ruskovski" në Berovë organizuan një aktivitet parandalues edukativ për mënyrat e sjelljes në situata krize. Njëkohësisht, nxënësve iu prezantuan metodat dhe mënyrat e sjelljes në situata krize, si dhe kapërcimi i panikut dhe evakuimi i sigurt nga objektet. Njëherësh, nxënësit u njoftuan me dispozitat ligjore lidhur me praninë e të miturve në objektet e hotelerisë. I gjithë ky aktivitet u realizua në bashkëpunim edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të NJTZ Berovë, vullnetarëve, anëtarëve të Kryqit të Kuq të Berovës dhe përfaqësuesve nga Shtëpia e Shëndetit Berovë, dhe në këtë drejtim, u zhvillua një ushtrim simulues për evakuim në rast emergjence dhe sjellje në situata krize për nxënësit e shkollave të mesme. Një aktivitet identik, përkatësisht një ushtrim simulues për përballimin e situatave të krizës, u zhvillua edhe në Makedonska Kamenicë në ShFK "Shën Kirili dhe Metodi", në bashkëpunim me NJTZ dhe NUM nga Makedonska Kamenica.
Përndryshe, sot, nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip në zonën qendrore të qytetit të Shtipit kryen një aktivitet parandalues në fushën e sigurisë në trafik nën moton "Të gjithë jemi këmbësorë". Gjatë aktivitetit, përveç udhëzimeve dhe këshillave praktike, qytetarëve pjesëmarrës në trafik iu shpërndanë fletëpalosje edukative, të hartuara në bashkëpunim me KRSKRR-në. Njëkohësisht, në Probishtip, nëpunësit policorë të NJPB Probishtip mbajtën një ligjëratë edukative me temën "Rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit" për nxënësit e SHFP "Vanço Trajkov".

Accessibility Menu