Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës familjare

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës familjare
Sot (18.03.2026) në Strumicë, Tetovë, Kumanovë, Resnjë, Shkup, Shtip, Negotinë, Sveti Nikollë dhe Koçan, nëpunës policorë realizuan aktivitete parandaluese me temat “Ka ndihmë për jetë pa dhunë” dhe “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, atyre u janë shpjeguar mënyrat se si të parandalohet dhuna familjare dhe qasshmëria e shërbimeve për ndihmë dhe mbrojtje në rast se janë viktima të dhunës. Gjithashtu u theksua se çfarë mund të bëjnë qytetarët nëse gjenden në situatë kur janë dëshmitarë të një forme të caktuar të dhunës. Nga ana e nëpunësve policorë u potencua rëndësia e paraqitjes në kohë të të gjitha formave të dhunës, ndërsa u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.
Në Veles, Shkup, Shtip, Koçan, Negotinë dhe Berovë u realizuan aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion, ku qytetarëve u është theksuar nevoja për respektim të rreptë të rregullave dhe dispozitave të trafikut. Ndërkaq, nëpunësit policorë nga Njësia Policore për Siguri Rrugore në Kavadar realizuan një aktivitet parandalues me temën “Drejto traktor teknikisht të rregullt dhe të pajisur me shenja ndriçuese”, me qëllim rritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të sigurt dhe të përgjegjshme në komunikacion nga drejtuesit e traktorëve dhe makinerive bujqësore, si dhe rritjen e dukshmërisë së tyre në rrugë. Në kuadër të aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Qarkullimin Rrugor dhe në Fakultetin e Sigurisë në Shkup

Accessibility Menu