Sot (17.03.2026) nëpunës policorë nga SPB Veles, SPB Tetovë dhe SPB Shtip në Veles, Çashkë, Sveti Nikollë dhe Tetovë realizuan aktivitete parandaluese me temat “Ka ndihmë për jetë pa dhunë” dhe “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”, me qëllim parandalimin e shfaqjes së çdo lloji të dhunës në bazë gjinore. Në kuadër të aktiviteteve u vu theksi në veprimet dhe procedurat që ndiqen në rastet e dhunës gjinore dhe në qasshmërinë shërbimeve për ndihmën, mbrojtjen dhe strehimin e përkohshëm.
Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët u dhanë udhëzime edhe për atë se çfarë mund të bëjnë ata nëse gjenden në situatë kur janë dëshmitarë të ndonjë forme të dhunës. Nga ana e nëpunësve policorë u theksua rëndësia e raportimit në kohë të të gjitha formave të dhunës, ndërsa u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.
Ndërkaq, dje në Ohër, në organizim të Seksionit për Parandalim pranë SPB Ohër, u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temë “Dhuna në bazë gjinore dhe dhuna në familje”, në të cilën, përveç përfaqësuesve nga SPB Ohër, morën pjesë edhe përfaqësues nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria Publike e Ohrit, Qendra për Punë Sociale, vetëqeverisja lokale, qendrat shkollore dhe organizata joqeveritare. Qëllimi është forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër dukurisë së dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore.
Në territorin e SPB Shtip, në Sveti Nikollë, Shtip dhe Berovë u realizuan aktivitete parandaluese nga fusha e komunikacionit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit