Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik dhe parandalimin e dhunës familjare dhe kibernetike

Aktivitete parandaluese për siguri në trafik dhe parandalimin e dhunës familjare dhe kibernetike
Sot (19.03.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles, realizuan aktivitete parandaluese të fokusuara në sigurinë e këmbësorëve. Në kuadër të aktiviteteve, këmbësorëve iu bë me dije se edhe ata, njësoj si drejtuesit e automjeteve, kanë detyrim të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Qëllimi i këtij aktiviteti parandalues-edukativ ishte të ndikohet në rritjen e nivelit të kulturës në trafik, të theksohen faktorët kyç për sigurinë e kategorisë më të rrezikuar të pjesëmarrësve në trafik – këmbësorët, veçanërisht personat e moshuar, si dhe të forcohet besimi dhe bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Qytetarëve iu shpërndanë edhe materiale edukative të shtypura, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Aktivitete parandaluese për siguri në trafik realizuan edhe nëpunës policorë nga SPB Shtip në Shtip, Koçan dhe Berovë.
Nëpunës policorë nga NJPB Prilep dhe PS Pehçevë në Prilep dhe Pehçevë realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës familjare, dhunës kibernetike dhe varësisë nga droga. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, u shpjeguan mënyrat për parandalimin e dhunës familjare si dhe mundësitë për ndihmë dhe mbrojtje në rast se janë viktima të kësaj dhune. Gjithashtu, u dha informacion se çfarë mund të bëjnë qytetarët nëse gjenden në situatë kur jenë dëshmitarë të ndonjë forme të dhunës.
Nga ana e nëpunësve policorë u theksua rëndësia e denoncimit në kohë të të gjitha formave të dhunës, ndërsa u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme komunale “Kuzman Josifovski” në Prilep, në bashkëpunim me këshillin e prindërve dhe stafin edukativo-arsimor, u mbajt një punëtori me temën mbrojtja nga dhuna kibernetike dhe shpërdorimi i drogës te të rinjtë.

Accessibility Menu