Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitetet parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Shkup për siguri në komunikacion, mbrojtje nga dhuna familjare dhe gjinore, mbrojtje nga mashtrimet dhe parandalimi i zjarreve në pyje dhe në ambiente të hapura

Aktivitetet parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Shkup për siguri në komunikacion, mbrojtje nga dhuna familjare dhe gjinore, mbrojtje nga mashtrimet dhe parandalimi i zjarreve në pyje dhe në ambiente të hapura
Sot (12.06.2026), në disa lokacione në Shtip, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Shtip realizuan aktivitet parandalues me moton „Parko me ndërgjegje, parko me përgjegjësi“. Me këtë rast, drejtuesve të automjeteve iu theksua që të parkojnë vetëm në vendet e lejuara për parkim dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut. Gjithashtu, u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.
Një aktivitet parandalues u realizua sot edhe në Dellçevë, me fokus në njohjen dhe mbrojtjen nga dhuna familjare. Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu dhanë këshilla për vetëmbrojtje dhe udhëzime për ndihmë, si dhe mënyrat se si të njihet dhuna, përfshirë udhëzime se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në një situatë të tillë ose nëse janë dëshmitarë të ndonjë forme dhune. Po ashtu, qytetarët u informuan për fenomenet e dhunës në familje, të drejtat dhe masat e mbrojtjes në rast të ekzistimit të dhunës familjare dhe dhunës në bazë gjinore. U theksua veçanërisht nevoja për bashkëpunim dhe komunikim të menjëhershëm me policinë, përkatësisht raportimi i shpejtë në numrin 112.
SPB Shkup sot, në rajonin e Stacionit Policor Draçevë, realizoi një aktivitet parandalues të fokusuar në informimin dhe edukimin e popullatës së moshuar, e cila është më shpesh viktimë e mashtrimeve telefonike. Përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe shpërndarjes së materialeve edukative, qytetarët u informuan se lloji më i shpeshtë i mashtrimeve janë mashtrimet me aksident të rremë trafiku, ku mashtruesit telefonojnë dhe paraqiten si policë, avokatë, prokurorë ose mjekë, dhe më pas kërkojnë një shumë parash nga viktima. Ndërkohë, me përfaqësues të komunës së Zelenikovës u mbajt një takim pune, ku u prezantuan masat dhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren me qëllim parandalimin e hershëm të zjarreve, si dhe u informuan qytetarët për rregulloret ligjore në rast se nuk kujdesen për pasojat ose shkaktojnë zjarre në pyje dhe zjarre në ambiente të hapura. Gjithashtu u diskutua edhe për riaktivizimin dhe funksionimin e rregullt të Këshillit Lokal për Parandalim, me qëllim zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të problemeve që lidhen me sigurinë e banorëve të komunë.

Accessibility Menu