Sot (14.06.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë dhe përfaqësues të NP “Pyjet Kombëtare” – Gostivar, në disa fshatra të komunës së Vrapçishtit realizuan një aktivitet parandalues me moton: “Flakët janë të pandalshme”.
Me këtë rast, qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve u është tërhequr vëmendja për nevojën e kujdesit të shtuar në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, veçanërisht gjatë periudhës së verës. Gjithashtu, ata janë informuar për pasojat ligjore që mund të vijnë nga sjellja e papërgjegjshme, e cila mund të rrezikojë natyrën dhe të shkaktojë rrezik të përgjithshëm ose zjarr. Qytetarëve u janë shpërndarë fletushka me përmbajtje informuese dhe edukative.
Më 14.06.2026, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip dhe nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Shtip realizuan një aktivitet parandalues në disa lokacione të qytetit të Shtipit me moton: “Sigurt në motor dhe me helmetë në kokë, jep siguri dhe mbrojtje”.
Motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotinetëve u është rekomanduar që të respektojnë rregullat dhe rregulloet e trafikut. Gjithashtu, gjatë aktivitetit parandalues, pjesëmarrësve në trafik u janë shpërndarë fletushka me përmbajtje edukative lidhur me rëndësinë e respektimit të rregullave dhe regulloreve të trafikut rrugor.