Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për mbrojtje nga vjedhjet në automjete dhe siguri në komunikacion

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për mbrojtje nga vjedhjet në automjete dhe siguri në komunikacion
Sot (15.06.2026), në territorin e Stacionit Policor Qendër, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi një fushatë parandaluese-edukative në fushën e delikteve pasurore me moton: “Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj.”Qëllimi kryesor i aktivitetit është ngritja e kulturës së sigurisë tek qytetarët, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Gjatë aktivitetit, drejtuesve të automjeteve iu tërhoq vëmendja që të mos lënë sende me vlerë në automjetet e tyre kur ato janë të parkuara, për të shmangur dëmtimin e automjeteve dhe vjedhjen e sendeve të lëna brenda.
Me këtë rast, në mënyrë të rastësishme, në automjete u vendosën fletushka me përmbajtje edukative. Më 15.06.2026, në disa lokacione në Shtip, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip realizuan një aktivitet parandalues me moton: “Me trotinet dhe biçikletë drejtoni gjithmonë në mënyrë të sigurt dhe sipas rregullave.”
Gjatë aktivitetit, biçiklistëve dhe drejtuesve të trotinetëve iu përcoll mesazhi që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Gjithashtu, pjesëmarrësve në komunikacion iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative mbi rëndësinë e respektimit të rregullave dhe regulloreve të qarkullimit rrugor.

Accessibility Menu