Sot (16.06.2026), në Tregun e Qytetit në Veles dhe në Demir Kapi, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles dhe Stacioni Policor Demir Kapi realizuan aktivitet edukativo-parandalues për mbrojtje nga deliktet pronësore me temën „Siguroje shtëpinë tënde“. Qytetarëve u është tërhequr vëmendja për nevojën e kujdesit më të madh dhe mënyrat se si mund të mbrohen nga lloje dhe forma të ndryshme të vjedhjeve, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë personale dhe të pasurisë. Aktiviteti ishte i fokusuar veçanërisht te personat e moshuar, të cilët shpesh janë cak i delikteve pronësore. Atyre u është theksuar rëndësia e mbrojtjes së shtëpive të tyre, kujdesi ndaj sendeve personale dhe vigjilenca gjatë komunikimit me persona të panjohur. Ndërkohë, nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë realizuan sot në Çashkë aktivitetin parandalues me temën „Mos u bëj dëshmitar i heshtur“, me qëllim parandalimin e çdo forme të dhunës me bazë gjinore dhe informimin për procedurat që ndiqen në raste të tilla. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ. Më 16.06.2026, në rrugën magjistrale Shkup–Bllacë, Departamenti për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilloi një fushatë edukativo-parandaluese për mbrojtjen nga zjarret në pyje. Qytetarëve u është theksuar nevoja për vetëdije më të madhe në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe se, në rast se vërejnë zjarr në hapësirë të hapur, menjëherë të njoftojnë në numrin emergjent 112. Gjatë aktivitetit u shpërnda edhe material edukativ.
Më 16.06.2026, nëpunës policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Shtip, Dellçevë dhe Sveti Nikollë realizuan aktivitete parandaluese nën motot „Mos përdor telefonin gjatë vozitjes“, „Drejtoni automjetin të rregullt teknikisht“ dhe „Vendos rripin e sigurisë“. Gjatë aktiviteteve qytetarëve u janë shpërndarë fletushka me përmbajtje edukative dhe këshilla të dobishme për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. Në Shtip u realizua edhe një aktivitet për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerja e paligjshme e drunjve. Nëpunësit policorë, në biseda me qytetarët, theksuan nevojën për përgjegjësi dhe kujdes maksimal ndaj fondit pyjor. Gjithashtu, qytetarët u informuan se prerja e paligjshme e drunjve është vepër penale dhe se me veprime të tilla mund të shkaktohen pasoja afatgjata për fondin pyjor, të cilat kërkojnë dekada për t’u rikuperuar. U shpërnda edhe material edukativ me përmbajtje informative, i përgatitur në bashkëpunim me NP „Pyjet Kombëtare“. Ndërsa në Berovë u realizuan aktivitete parandaluese nën moton „Me kujdes dhe përgjegjësi me mekanizimin bujqësor në komunikacion“, ku u theksua rëndësia e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, veçanërisht gjatë përdorimit të mekanizimit bujqësor në periudhën e sezonit veror dhe të aktiviteteve intensive bujqësore.