Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet edukativ-parandalues i Njësisë Mobile të MPB-së dhe Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor

Aktivitet edukativ-parandalues i Njësisë Mobile të MPB-së dhe Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor
Sot (19.05.2026), në selinë e Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), u realizua një aktivitet edukativ-parandalues me vizitën e nxënësve më të vegjël të klasës së parë të SHFK “Koço Racin” – Petrovec.
Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe detyrat e policisë dhe punës policore, me automjetin policor, motoçikletën policore, si dhe me një pjesë të pajisjeve zyrtare që policia e trafikut përdor në punën e përditshme.
Gjithashtu, përmes bisedës dhe prezantimit praktik, nxënësit fituan njohuri të reja për sigurinë, sjelljen e duhur dhe rëndësinë dhe rolin e policisë në mbrojtjen e qytetarëve.
Nga ana e përfaqësuesve të KRSKRR-së, nxënësve iu prezantuan edhe rregullat themelore për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, me theks të veçantë në sjelljen e përgjegjshme të këmbësorëve.
Në fund të vizitës, fëmijëve iu shpërnda material edukativ me qëllim të ngritjes së kulturës së komunikacionit dhe sigurisë tek më të vegjl.

Accessibility Menu