Sot (20.05.2026), Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi një punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në shkollën fillore “Aleksandar Makedonski” në komunën e Aerodromit, në kuadër të planit për siguri në shkolla. Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte njohja me rregullat në komunikacion dhe respektimi i plotë i rregullave dhe rregulloreve të trafikut, si dhe edukimi që kontribuon për pjesëmarrje të sigurt në të.
Më 20.05.2026, nëpunës policorë nga Njësitë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Dellçevë dhe Shtip realizuan aktivitete parandaluese me temë “Drejto automjet teknikisht të rregullt”, “Vendos rripin e sigurimit” dhe “Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes”. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte rritja e kulturës së komunikacionit me qëllim respektimin maksimal të rregullave dhe rregulloreve të trafikut, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Gjithashtu, shoferëve u është shpërndarë material edukativ me këshilla të dobishme për drejtuesit e automjeteve.
Në Berovë u realizua aktiviteti parandalues “Mbrohu nga zjarret”, ndërsa në Pehçevë u realizua aktiviteti parandalues me temë “Ka ndihmë për jetë pa dhunë”. Me këtë rast, qytetarëve u janë dhënë këshilla të dobishme dhe u është shpërndarë material edukativ.