Më 20.05.2026 në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga NJPB Gjevgjeli, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe moto klubet nga Gjevgjelia, realizuan aktivitetin parandalues “Drejto motorin në mënyrë të sigurt”, përmes rikujtimit të rregullave, rregulloreve dhe obligimeve rrugore për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik dhe rritjen e sigurisë së drejtuesve të motoçikletave. Drejtuesve iu tërhoq vëmendja për obligimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse, si për ta ashtu edhe për bashkudhëtarët, duke theksuar se çdo pjesëmarrës në të është njësoj përgjegjës si për sigurinë e vet, ashtu edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Në Shtip dhe Sveti Nikollë, sot (21.05.2026), nëpunës policorë nga SPB Shtip realizuan aktivitet parandalues për parkim të rregullt dhe përdorim të rripit të sigurisë. Me këtë rast, u theksua se përdorimi i rripit të sigurisë është obligim ligjor si për drejtuesit ashtu edhe për pasagjerët në automjete, me qëllim rritjen e sigurisë personale. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Në Berovë dhe Pehçevë, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip, u realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve dhe prerjes së paligjshme të druve. Në bisedë me qytetarët, nëpunësit policorë theksuan nevojën për ndërgjegjësim maksimal dhe kujdes ndaj fondit pyjor. Gjithashtu, qytetarëve iu bë e ditur se prerja e paligjshme e druve dhe shkaktimi i zjarreve janë vepra penale që sanksionohen sipas ligjit. Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me NP “Pyjet Kombëtare”.