Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim Gjatë ditës së sotme, nga ana e inspektorëve për parandalim pranë Qendrës

Aktivitete parandaluese të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim Gjatë ditës së sotme, nga ana e inspektorëve për parandalim pranë Qendrës
 
Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, u realizuan aktivitete parandaluese në zonën e Parkut Kombëtar -Parku Kombëtar Galiçica dhe në qytetin e Ohrit dhe në aksin rrugor drejt Shqipërisë. Njëherësh, qytetarëve, e në veçanti pjesëmarrësve të ngjarjes së organizuar nga Ohrid Ultra-Trail, iu tërhoq vëmendja për masat parandaluese në drejtim të mbrojtjes nga zjarret, sigurisë në komunikacion dhe forcimit të besimit dhe bashkëpunimit me policinë. Me këtë rast, u realizua edhe takim me përfaqësues të Kryqit të Kuq, të cilët janë pjesë e organizatorëve të ngjarjes.

Gjithashtu, u vizituan disa vende që ndodhen në zonën e policisë kufitare dhe pjesëmarrësve iu bë thirrje të respektojnë vijën kufitare nëpër të cilën lëvizin gjatë garës. Nga organizatorët e ngjarjes, Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim iu nda mirënjohje për pjesëmarrjen aktive me aktivitete parandaluese në terren, si dhe për bashkëpunimin e policisë me popullatën, qytetarët dhe shtetasit e huaj. Qëllimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve me besim dhe dinjitet.

Accessibility Menu