Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për parandalimin e prerjes së paligjshme dhe zjarreve”

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për parandalimin e prerjes së paligjshme dhe zjarreve”
Sot (25.05.2026) në Shkup dhe në Shtip, nëpunës policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve dhe prerjes së paligjshme të drunjve. Nëpunësit policorë, gjatë bisedave me qytetarët, theksuan nevojën për ndërgjegjësim maksimal dhe kujdes për fondin pyjor.
Gjithashtu, qytetarëve iu bë me dije se prerja e paligjshme e drunjve dhe shkaktimi i zjarreve janë vepra penale, të cilat sanksionohen sipas ligjit në mënyrën përkatëse.
Nëse vërejnë prerje të paligjshme ose zjarr, ata duhet ta paraqesin rastin menjëherë në numrin e telefonit 112. Qytetarëve u është shpërndarë edhe material edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me NP “Pyjet Kombëtare.

Accessibility Menu