Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës dhe varësive

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës dhe varësive
Sot (27.05.2026) në Sveti Nikollë, Probishtip dhe Berovë, nëpunësit policorë nga SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese me motoçiklistët, me qëllim të rritjes së nivelit të kulturës në komunikacion, përmes rikujtimit të rregullave, dispozitave dhe obligimeve në komunikacion për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, si dhe rritjes së sigurisë së drejtuesve të mopedëve dhe motoçikletave, veçanërisht për përdorimin e helmetës mbrojtëse.
Në Shtip, ndërkaq, u realizuan aktivitetet parandaluese “Mos përdor telefon mobil” dhe “Vendos rripin e sigurisë”, ku drejtuesve të automjeteve u është tërhequr vëmendja për rreziqet nga përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe për nevojën e përdorimit të rripit të sigurisë, si nga drejtuesit ashtu edhe nga bashkëudhëtarët. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material edukativ i shtypur.
Punëtori edukative nga fusha e komunikacionit u realizua edhe nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup në SHFK “Partenija Zografski”, ndërsa fëmijët nga çerdhja “Bota e Koloreve” ishin mysafirë në SP Karposh. Nëpunësit policorë nga SPB Shkup realizuan edhe takime me prindër në disa shkolla me temë dhunën, varësitë dhe dukuri të tjera devijante.

Accessibility Menu