Më 31.05.2026, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Pyjet Kombëtare, realizoi një fushatë parandaluese-edukative në kuadër të aksionit operativ “Zjarri 2026”, në zonën e Njësisë Policore Saraj.
Qëllimi i aktivitetit është ngritja e kulturës së sigurisë tek qytetarët, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve.
Gjatë aktivitetit u theksuan rreziqet nga shkaktimi i zjarreve në pyje, veçanërisht nga ndezja e zjarreve në ambiente të hapura për përgatitjen e ushqimit, hedhja e bishtave të cigareve dhe forma të tjera të sjelljes së pakujdesshme.
Në kuadër të fushatës, qytetarëve të pranishëm iu shpërndanë materiale edukative – fletushka me rekomandime për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për sjellje të sigurt në natyrë.