Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në trafik dhe mbrojtjen nga zjarret dhe deliktet pronësore

Aktivitete parandaluese për sigurinë në trafik dhe mbrojtjen nga zjarret dhe deliktet pronësore
Sot (01.06.2026), nëpunësit policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilluan aktivitetin parandalues “Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj” në territorin e Stacionit Policor Qendër. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpunësit policorë u bënë thirrje që të mos lënë sende me vlerë në automjetet e parkuara, me qëllim parandalimin e vjedhjeve të rënda nga automjetet e pasagjerëve.
Gjithashtu, qytetarët u informuan për mënyrat e parandalimit në bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe atyre iu shpërndanë materiale edukative me përmbajtje informuese, duke u theksuar se çdo rast i dyshimtë duhet të paraqitet në stacionin policor.
Në Probishtip, nëpunësit policorë nga NJPB Probishtipit realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve dhe prerjes së paligjshme të drunjve. Gjatë bisedave me qytetarët, policët theksuan nevojën për kujdes maksimal dhe përgjegjësi ndaj fondit pyjor. Po ashtu, qytetarët u informuan se prerja e paligjshme e drunjve dhe shkaktimi i zjarreve janë vepra penale që sanksionohen sipas ligjit. Në kuadër të aktivitetit u shpërnda edhe material edukativ i përgatitur në bashkëpunim me ndërmarrjen publike Nacionalni Shumi.
Në Shtip dhe Sveti Nikole, nëpunësit policorë realizuan aktivitete parandaluese me motot “Mbaje helmetën, vozit me kujdes” dhe “Parko me përgjegjësi”. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte rritja e kulturës së komunikacionit përmes rikujtimit të rregullave dhe detyrimeve për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik.
Drejtuesit e motoçikletave dhe mopedëve u informuan për detyrimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse, si për veten ashtu edhe për bashkudhëtarët. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ i përgatitur në bashkëpunim me Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë – Shkup.

Accessibility Menu