Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për rritjen e sigurisë në komunikacion, parandalimin e vjedhjeve dhe përballimin e situatave të krizës

Aktivitete parandaluese për rritjen e sigurisë në komunikacion, parandalimin e vjedhjeve dhe përballimin e situatave të krizës
Sot (28.09.2026), në SHMK Gjimnazi „Dobri Daskallov“ në Kavadar, u realizua një ushtrim demonstrues për evakuim të shpejtë dhe veprim në situata krize, përkatësisht një simulim i zjarrit. Në kuadër të ushtrimit, pjesëtarët e policisë së SPB Kavadar, në bashkëpunim me ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kavadar, prezantuan masat për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe mënyrën e veprimit të shërbimeve në terren në rast të zjarrit eventual.
Qëllimi i aktivitetit ishte që nxënësit të njihen me mënyrat dhe protokollet e veprimit në situata krize, përkatësisht me mënyrën e evakuimit dhe ndërhyrjes së shpejtë në rast zjarri, menaxhimin e panikut, si dhe evakuimin e sigurt dhe të organizuar në një situatë të simuluar.
Pjesëtarët e policisë së Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Veles realizuan aktivitetin parandalues „Drejtoni automjetin të rregullt teknikisht“, me qëllim ngritjen e kulturës së komunikacionit. Me këtë rast, shoferëve iu theksua detyrimi për mirëmbajtjen e rregullt dhe sigurimin e gjendjes teknike të automjeteve, si një parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Në territorin e Komunës së Çashkës, sot u realizua një aktivitet parandalues për mbrojtje nga vjedhjet, me qëllim që qytetarëve t'u shpjegohen mënyrat se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve, si të sigurojnë shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes për sendet e tyre personale.
Pjesëtarët e policisë nga stacionet policore për sigurinë e komunikacionit rrugor në Shtip, Sveti Nikollë dhe Koçan, në shkollat fillore komunale në zonat e tyre, realizuan ligjërata edukative për nxënësit me qëllim njohjen e tyre me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit, rëndësinë e shenjave të caktuara të komunikacionit, si dhe u shpjeguan mënyrat e duhura të sjelljes si pjesëmarrës në komunikacion.

Accessibility Menu