Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë, SPB Shtip dhe SPB Manastir për trafik të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë, SPB Shtip dhe SPB Manastir për trafik të sigurt
 
Më 26.09.2026, në Kumanovë, në organizim të Seksionit për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshillit Komunal për Sigurinë e Trafikut Rrugor, u zhvillua aktiviteti parandalues – manifestimi “Semafori i Fëmijëve 2026”. Në një poligon të përgatitur nga Seksioni për Parandalim, përmes pengesave, semaforëve, shtegut dhe qarkullimit në rreth, fëmijët mësuan se si duhet të lëvizin në mënyrë të drejtë dhe të sigurt me biçikletë në trafik.

Në këtë aktivitet, që kishte për qëllim kryesor rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve më të rinj në trafik, morën pjesë një numër i madh çiklistësh të rinj dhe qytetarësh. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë dhe të Klubit të Çiklizmit “Velo M” nga Kumanova.
Më 26.09.2026, në Shtip, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip realizuan një aktivitet parandalues me temën “Parko me ndërgjegje – parko me përgjegjësi”. Me këtë rast, qytetarëve u bë me dije se për sigurinë në trafik është veçanërisht i rëndësishëm respektimi i rregullave dhe dispozitave të trafikut, si dhe sjellja e ndërgjegjshme, përkatësisht parkimi vetëm në vendet e përcaktuara për këtë qëllim.
Ndërsa sot (27.09.2026), në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë realizuan një aktivitet parandalues të dedikuar për fermerët. Gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët u theksua se është veçanërisht e rëndësishme që të përdorin makineri bujqësore teknikisht të rregullta dhe të pajisura me ndriçim të mirë. Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu