Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e dhunës

Aktivitete parandaluese për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e dhunës
Më 25.09.2026, në Veles dhe Shtip, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Veles dhe Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip zhvilluan aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të shoferëve për rrezikun e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Qytetarët u informuan se alkooli i ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit të automjetit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe përbën kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. nëpunësit policorë të Departamentit Policor në Çashkë realizuan gjithashtu një aktivitet parandalues, gjatë të cilit shoferëve iu rikujtua detyrimi për ta përshtatur shpejtësinë sipas sinjalizimit rrugor dhe kushteve të rrugës. Në SHFK “Rade Kratovçe” dhe SHFK “Kirili dhe Metodi” në Koçan, si dhe në SHF “Elpida Karamandi” në Manastir, nëpunësit policorë të SPB Shtip dhe SPB Manastir u shpjeguan fëmijëve se si të lëvizin në mënyrë të sigurt në komunikacion, përkatësisht si të shkojnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.
Më 24.09.2026, nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Veles, në territorin e Komunës së Çashkës, realizuan aktivitet parandalues me temë “Ka ndihmë për një jetë pa dhunë”. Ata i informuan qytetarët për dukuritë e dhunës në familje, si dhe për të drejtat e tyre dhe masat e mbrojtjes në rast të ekzistimit të ndonjë prej formave të dhunës në familje, duke theksuar rëndësinë e raportimit në kohë të çdo forme të dhunës. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.

Accessibility Menu