Sot (08.10.2026) në Veles, zyrtarët policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese në prag të mbajtjes së “Pitiadës 2026”, me qëllim parandalimin e dukurive që mund të cenojnë rendin dhe qetësinë publike dhe të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe pronës. Theksi u vu gjithashtu në parandalimin e dhunës, dukurive devijuese te të miturit, përdorimit të alkoolit dhe substancave të palejuara, dëmtimit të pronës publike dhe private, si dhe në rritjen e nivelit të kulturës në komunikacion.
Në territorin e Komunës së Velesit u realizua edhe një aktivitet parandalues në komunikacion, me qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për rrezikun e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Në SHFK “Nikola Vapcarov” në Strumicë dhe në SHFK “Sinisha Stoilov” në Zërnovc, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë dhe SPB Shtip u shpjeguan fëmijëve se si të lëvizin në mënyrë të sigurt në komunikacion, përkatësisht si të arrijnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas. Aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt u realizuan edhe në Probishtip, ku u theksua nevoja që automjetet të jenë teknikisht në gjendje të rregullt dhe të mirëmbahen rregullisht.
Dje (07.10.2026), në kuadër të shënimit të Javës së Fëmijëve, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta nga SHFK “Kuzman Josifoski – Pitu” dhe fëmijët nga kopshti “Olga Miceska” në Kërçovë vizituan Stacionin Policor Kërçovë, ndërsa nxënësit e klasës së tretë nga SHFK “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe SHFK “Rajko Zhinzifov” nga Shkupi vizituan SP Kisella Vodë dhe SP Draçevë, ku patën mundësi të njiheshin me profesionin e zyrtarit policor, përkatësisht me rëndësinë e tij për sigurinë e qytetarëve.
Gjithashtu, atyre iu prezantuan disa nga mjetet teknike, pajisjet dhe automjetet që zyrtarët policorë përdorin gjatë kryerjes së detyrave policore. Në SHFK “Rajko Zhinzifov”, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizoi edhe një ligjëratë edukative për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, në Tetovë, realizoi aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga veprat penale kundër pronës, gjatë të cilave qytetarët u këshilluan se si të mbrohen nga forma të ndryshme të vjedhjeve, si të sigurojnë shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për sendet e tyre personale.
Gjithashtu, përfaqësues nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan takim me kryetarin e Shoqatës së Gjuetarëve “Bujna Leska” nga fshati Bërvenicë, me qëllim rritjen e sigurisë gjatë sezonit të gjuetisë përmes informimit në kohë të gjuetarëve për respektimin e rreptë të dispozitave ligjore