Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion

Aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion
Sot (09.10.2026), zyrtarët policorë të NJPB Kavadar realizuan aktivitetin parandalues „Çdokush mund të jetë viktimë“, me ç'rast qytetarëve iu dhanë këshilla për rritjen e sigurisë personale dhe të pronës, si dhe udhëzime se si të mbrohen nga deliktet pronësore, përkatësisht si ta zvogëlojnë rrezikun për t'u bërë viktima të këtyre veprave penale. Në kuadër të aktivitetit u shpërnda edhe material edukativ i shtypur.
Zyrtarët policorë të Sektorit për Parandalim pranë SPB Veles sot realizuan aktivitete parandaluese në komunikacion, me qëllim që t'u tërhiqet vëmendja drejtuesve të automjeteve për nevojën dhe detyrimin që automjetet e tyre t'i parkojnë në hapësirat e shënuara për parkim. Ndërsa dje pasdite, ata zhvilluan aktivitete që synonin parandalimin e dukurive të cilat mund të cenojnë rendin dhe qetësinë publike dhe të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe pronës, në prag të mbajtjes së manifestimit „Pitijada 2026“.
Aktivitet parandalues për nevojën e parkimit të rregullt u zhvillua edhe në Shtip, nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip. Ndërkaq, në Dellçevë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme në Dellçevë realizuan aktivitetet parandaluese „Mos u bëj dëshmitar i heshtur“ dhe „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë“. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për dukurinë e dhunës në familje, si dhe për masat mbrojtëse. Gjithashtu, atyre iu shpjeguan procedurat dhe hapat që duhet të ndërmerren në rastet e paraqitjes së këtij lloji të dhunës, si dhe mundësitë për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm, me theks të veçantë në rëndësinë e raportimit me kohë të të gjitha formave të dhunës. Ndërsa në Probishtip, zyrtarët policorë të NJPB Probishtip, në Shkollën Fillore Komunale „Vëllezërit Milladinovci“ në Probishtip, mbajtën një ligjëratë edukative për nxënësit e klasës së tetë, me qëllim parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, si dhe ndërgjegjësimin për përdorimin e sigurt të internetit, mbrojtjen e të dhënave personale, privatësinë e profileve dhe çështje të tjera të ngjashme.

Accessibility Menu