Sot (22.09.2026), në Kumanovë, Gostivar, Shtip, Dellçevë, Berovë, Sveti Nikollë, Probishtip, Vinicë dhe Koçan, u realizuan aktivitete parandaluese me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion.
Në Gostivar, Shtip, Dellçevë, Berovë, Probishtip, Vinicë dhe Sveti Nikollë, nëpunësit policorë realizuan aktivitete parandaluese në kuadër të shënimit të Javës Evropiane të Mobilitetit (16–22 shtator).
Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, përkatësisht ngritjes së nivelit të kulturës në komunikacion, si dhe përdorimit më të shpeshtë të mjeteve alternative të transportit, siç janë biçikletat. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Ndërkaq, nxënësve të SHFK-së „Slavejko Arsov“ në Shtip, nëpunësit policorë të trajnuar profesionalisht u shpjeguan mënyrën e lëvizjes së sigurt në komunikacion, përkatësisht si të udhëtojnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, në Kumanovë, zhvilloi një aktivitet parandalues për ngritjen e vetëdijes mbi nevojën e respektimit të rregullave të komunikacionit, para së gjithash që drejtuesit e automjeteve ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me shenjat rrugore dhe kushtet rrugore.