Sot (21.09.2026), në Veles, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Veles zhvilluan aktivitetin parandalues „Thuaj jo drogës“, me qëllim të informimit për pasojat e dëmshme të sëmundjeve të varësisë, si dhe për mënyrat dhe metodat që duhet të përdoren dhe zbatohen në përballjen me këtë lloj dukurish.
Në Prilep, Veles dhe Çashkë, nëpunësit policorë të NJPB Prilep dhe SPB Veles zhvilluan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga vjedhjet, mashtrimet dhe grabitjet. Gjatë këtyre aktiviteteve, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, nëpunësit policorë i këshilluan qytetarët se si t’i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes për sendet e tyre personale.
Nëpunësit policorë të SP për SKRR Veles zhvilluan aktivitetin parandalues me temën „Mos përdor telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit“, duke i informuar shoferët për rrezikun e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe për nevojën e respektimit të vazhdueshëm të të gjitha rregullave të trafikut.
Në Shtip dhe Sveti Nikollë, nëpunës policorë të SPB Shtip zhvilluan aktivitete parandaluese në kuadër të shënimit të Javës Evropiane të Mobilitetit (16–22 shtator). Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të trafikut, përkatësisht rritja e nivelit të kulturës në trafik, si dhe përdorimi më i shpeshtë i mjeteve alternative të transportit. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda material i shtypur edukativ.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë në Kumanovë zhvilloi aktivitet parandalues për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes së dhunshme, veçanërisht tek popullata e re.