Sot (20.09.2026), në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë realizuan një aktivitet parandalues nën moton „Çdo jetë është e rëndësishme“, si pjesë e shënimit të Javës Evropiane të Mobilitetit (16–22 shtator). Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, përkatësisht ngritja e nivelit të kulturës së komunikacionit, si dhe përdorimi më i shpeshtë i mjeteve alternative të transportit. Qytetarëve iu shpërndanë edhe materiale edukative të shtypura, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup.
Në Kumanovë, ndërkaq, dje Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Parandalim, organizoi „Lojëra pa kufij“, gjatë së cilës fëmijët u shoqëruan përmes lojës, ndërsa iu dhanë edhe këshilla të dobishme me qëllim që të mbrohen nga dukuritë devijante, para së gjithash nga dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve