Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme (18/19.09.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip dhe SPB Manastir, në Kumanovë, Shtip dhe në SHF „Krste Petkov Misirkov“ në fshatin Kravari, Manastir, realizuan aktivitete parandaluese për përmirësimin e sigurisë në komunikacion. Në kuadër të „Javës Evropiane të Mobilitetit“, e cila shënohet nga 16 deri më 22 shtator, qytetarëve në Shtip u është bërë thirrje për nevojën e respektimit të rregullave të komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe për nevojën e përdorimit më të shpeshtë të mjeteve alternative të transportit. Ndërkaq, nxënësve të SHF „Krste Petkov Misirkov“ në fshatin Kravari, Manastir, nëpunës policorë të trajnuar profesionalisht u shpjeguan se si të lëvizin në komunikacion, përkatësisht si të arrijnë në mënyrë të sigurt nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.
Ndërkaq, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, në koordinim me inspektorin komunal të komunikacionit nga Komuna e Kumanovës, sot zhvilluan aktivitet parandalues të orientuar drejt sigurisë në transportin publik të udhëtarëve, përkatësisht transportit që ushtrohet nga taksistët, të cilëve iu bë e ditur nevoja për posedimin e dokumentacionit të plotë, kryerjen e kontrollit teknik çdo gjashtë muaj dhe, natyrisht, respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave të komunikacionit. Gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim me klubet e motoçiklistëve nga Kumanova, u realizua aktivitet parandalues i orientuar te drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast drejtuesve iu rikujtuan rregullat dhe detyrimet për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, veçanërisht detyrimi për mbajtjen e helmetës mbrojtëse.